Derbi i madh Drita – Gjilani, ja kur zhvillohet ndeshja e parë mes dy skuadrave në sezonin e ri

Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin e plotë të ndeshjeve të BKT Superligës për fazën e parë.

Edicioni i ri i garave nis më 13 gusht, me tri ndeshje, teksa dy ndeshje tjera zhvillohen më 14 gusht.

Derbi i madh kosovar Drita – Gjilani do të zhvillohet në xhiron e shtatë, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit luajnë në cilësinë e vendasit, ndërsa derbi do të zhvillohet të mërkurën, më 14 shtator, duke filluar nga ora 15:00.

Një orar ky jo aq i kënaqshëm për tifozët “Intelektualët” dhe “Skifterat”, megjithatë si gjithmonë pritet t’i mbushin shkallët e stadiumit.

Kujtojmë se derbi lokal do të zhvillohet katë herë edhe gjatë edicionit 2022/23. /Gazeta Olle/

Kosova pëson humbjen e katërt në katër ndeshje, mposhtet nga Norvegjia

Liga Premier me ndryshime të ndjeshme në VAR