Derbi i kryeqytetit zhvillohet pa shikues

Një nga ngjarjet më të pritura në futbollin shqiptar është padyshim derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit. Ky duel, që së paku shërben si tregues i dominimit të futbollit në kryeqytet, është një takim i gjithi për t’u shijuar. Në derbin e së premtes si rrallë herë më parë do të luhet pa tifozë, pa lojtarin e 12-të të ekipeve.

Kjo pasi siç dihet bardheblutë janë dënuar për të zhvilluar ndeshjet në këtë sezon pa praninë e tifozëve. E sigurisht që mungesa e spektatorëve do të ndjehet në një nga sfidat më të rëndësishme dhe do të mungojë spektakli në shkallët e stadiumit, teksa vetëm prozhektorët do të jenë “dëshmitarët” e këtij takimi. Por tashmë pavarësisht kësaj, ekipet do të kërkojnë fitoren edhe për ta.

Për Tiranën, është një moment për të treguar stofin e markës së vet dhe të tregojnë se janë aty pavarësisht paraqitjeve jo shumë pozitive në këtë sezon. Ndërkohë, Partizani, një skuadër plot energji dhe shpirt gare me djem të rinj, do të tentojë të “shtypë” sërish rivalin e tyre dhe të “blindojnë” pozitat në klasifikim.

Ky derbi nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një betejë për prestigj, dominim dhe krenari midis dy rivalëve më të mëdhenj në historinë e futbollit shqiptar. E gjitha për t’u parë dhe shijuar, të shtunën në orën 19:00, ku me shumë gjasa do të luhet në “Air Albania”.

Llapi në zonën e Play Out për herë të parë këtë edicion

Drita me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në Superligë