Të mërkurën me fillim nga ora 13:00 do përballen mes vete skuadra e Gjilanit dhe Dritës.
SC Gjilani në këtë ndeshje do jetë në cilësinë e vendasit dhe kësisoj i takon organizmi i ndeshjes.
Siç mëson Gazeta “Sheshi” rreth 150 policë janë të angazhuar për mbarëvajtjen e këtij derbi, 100 nga Njësia Speciale. Ndërkohë që janë angazhuar edhe 50 nga sigurimi privat.
Në tribuna do jenë të vendosuara dy grupet e tifozërive (prapa portave) dhe do jenë në numër të limituar.
Derisa te ‘Skifterat’ do jenë 30% të kapacitetit të stadiumit, në tribunën e ‘Intelektalëve’ do të lejohen vetëm 100 tifozë.
Kujtojmë se derbin e fundit të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e fituan të besuarit e trajnerit, Ismet Munishi me rezultat të pastër 0-2.