Derbi gjerman për Khediran

Futbolli gjerman njihet me derbin e zjarrtë mes Schalke 04 dhe Borussia Dortmundit.

Por ky derbi nuk do të luhet vetëm në fushë por edhe në afatin kalimtar të verës.

Dy skuadrat e mëdha gjermane janë vënë pas mesfushorit gjerman Sami Khedira i cili është i lirë të largohet në verë nga Real Madridi.

Lojtari mund të ketë drejt të transferohet në secilën skuadër që dëshiron, vetëm se është duke dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Derbi mes Dortmundit dhe Schalkes do të jetë i madh për Khediran, dhe ajo skuadër që ofron më shumë para për lojtarin do ta ketë në radhët e veta.