Deputeti llapjan me fanellë të Llapit në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, është kthyer në seancën e së enjtes të Kuvendit me një dukje të veçantë.

Haziri ka veshur fanellën e klubit të futbollit Llapi, për të treguar mbështetjen për klubin që sonte luan finalen e Kupës së Kosovës kundër Dritës në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

Dueli final i Kupës së Kosovës ka zgjuar interesim të madh, ku edhe në bazë të shitjeve të biletave online, pritet të ketë numër të madh të shikuesve në tribuna.

Llapi është aktualisht fitues i Kupës së Kosovës, ndërsa Dritës ky trofe i mungon qe një kohë të gjatë.

/Gazeta Olle/ 

Liridon Leci tregon se për cilën skuadër bën tifo në finalen e Kupës së Kosovës

Grumbullimet e radhës të basketbollistëve U20 të Kosovës