Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizitojnë, diskutojnë e përgëzojnë KOK-un

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, ku janë pritur nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.
Qëllimi i vizitës ishte marrja e informacioneve nga KOK për zbatimin e Ligjit për Sponsorizime në fushën e sportit, dhe gjetja e mundësive për përmirësimin dhe lehtësimin e funksionimit të tij.
Presidenti Krasniqi shtoi se ky Ligj është jetik për mbarëvajtjen dhe funksionimin e sportit në Kosovë, duke përmendur edhe ngritjen dhe përmirësimin e rezultateve të sportistëve dhe sportit tonë.
Kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola, theksoi se ky komision ka themeluar grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-90 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116, duke shtuar se interesi i komisionit është vazhdimi i zbatimit të këtij ligji, dhe mënyrat e lehtësimit të procedurave të zbatimit të tij që sporti të përfitojë më shumë të hyra nga biznese.
Deputetët uruan presidentin Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Aliti, për marrjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke e quajtur lajm të madh, si për sportin, ashtu edhe për kulturën dhe gjithë Kosovën.

KBF Prishtina është finalistja e parë në Superkupën e Kosovës

Dinamo vazhdon bindshëm kryesimin si lider i grupit, Istogu mposhtet në shtëpi