Depay nuk ka kontaktuar me Manchesterin

Sulmuesi i PSV Eindhoven, Memphis Depay ka mohuar spekulimet se është në bisedime me Manchester Unitedin, rreth mundësisë së transferimit në Old Trafford.

Memphis Depay vazhdon të përmendet si objektiv i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës.

Por, menaxheri i sulmuesit të PSV Eindhoven dhe Kombëtares holandeze, Kees Ploegsma ka mohuar raportimet e fundit.

“Qarkullojnë shumë njoftime rreth tij por Memphis ka kontratë me PSV Eindhoven dhe për momentin luan atje”, deklaroi Ploegsma për “PLBOLD”.

“Nuk kemi kontaktuar me asnjë klub nga Botërori deri më sot”, u shpreh ai.