Dënohet 99 vjet, shikoni se çka ka bërë (VIDEO)

Argjentinasi Cipriano Martinez do të përballet me pezullim të përjetshëm, pasi goditi kundërshtarin në kokë.

Martinez është një sportist profesional i regbisë, por së fundi veproi më shumë se një amator, duke goditur brutalisht kundërshtarin në kokë, gjatë një ndeshje në Buenos Aires.

Sulmi i dhunshëm është filmuar gjatë një ndeshjeje mes Pucara Club dhe San Albano, në “Torneo de la Urba”, fundjavën e kaluar.

Videoja tregon se sa paturpësisht e ka kryer sulmin brutal ndaj Juan Masi, në sytë e zyrtarëve, skuadrës dhe tifozëve.

Pas ndeshjes, Pucara Club ka lëshuar një deklaratë, që dënonte veprimet e lojtarit të vet: “Pucara Club denoncon sjelljen antisportive që ndodhi në ndeshjen kundër San Albano. Ne dëshirojmë t’i shprehim keqardhjen San Albano Club dhe sportit të regbisë në përgjithësi për lojtarin e plagosur.” Martinez u ndëshkua menjëherë me të kuqe dhe tani pret fatin e tij. Masi u detyrua të dalë jashtë fushës, i plagosur rëndë. Raporte mediatike, të paverifikuara ende zyrtarisht, thonë se klubi i tij e ka pezulluar lojtarin për 99 vjet, megjithatë Martinez mund të presë që të përballet me sanksione tejet të rënda edhe nga drejtuesit e Federatës së Regbisë së Argjentinës.