Dënohen Sukaj, Skënderbeu dhe Partizani

Futbollisti i Partizanit, Xhevahir Sukaj, është dënuar me pesë ndeshje mos-lojë nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen me Skënderbeun.

Në anën tjetër, Skënderbeu është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë ndërsa Partizani me një të tillë – që të dyja për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve.

Ndryshe, skuadra korçare e mposhti atë tiranase me rezultat 1:0, për të dalë në vendin e parë në Superioren e Shqipërisë. /Olle