Dënohen futbollistet që u përleshën në ligën e femrave

Futbollistet që u përleshën në ndeshjen e ligës së femrave ndërmjet Kosovës dhe Mitrovicës, e ndërprerë tek rezultati 0:8, e kanë pësuar keq. Në fakt, Komisioni Disiplinor i shkallës së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës ka dhënë dënime të ashpra ndaj tyre, për shkak të kacafytjes, përcjell Zëri.

Me këtë rast, Getoara Haklaj e klubit Kosova u dënua me dy ndeshje moslojë, për shkak të kacafytjes me lojtaren rivale, ndërsa hiç më lehtë nuk shpëtoi as Blerina Musa e klubit Mitrovica, që po ashtu u dënua me dy ndeshje, për arsye të njëjtë. E Kosova (V) u gjobit me 800 euro, për lëshime në organizim në ndeshje me Prishtinën, shkruan Zëri.

Kurse, drejtori i klubit Mitrovica, Hajrullah Haxhiu, u gjobit me 250 euro, për shkak të manifestimit të sjelljeve josportive drejtuar gjyqtarit kryesor.