Dënohen dy yjet e Ballkanit pasi u ndëshkuan me karton të kuq

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 18.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të çerekfinales së Kupës së Kosovës si dhe ndeshjeve te Superliges së kadetëve edicioni 2021/2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit, Komisioni disiplinor  ka dënuar me nga dy ndeshje moslojë dy futbollistët e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe Theofilus Solomon, shkruan Gazeta Olle.

Të dy futbollistët u ndëshkuan me kartonë direkt të kuq në sfidën ndaj Prishtinës në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Të dy futbollistët do t’i mungojnë Ballkanit në dy sfidat e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendimet e plota:

Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 9, Albion Rrahmani dhe nr ID#000840M00. Goditje me taka të ngritura nga mbrapa në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 45, Theofilus Solomon dhe nr ID#028313M97. Në minuten e 120, ndërhyrje në lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

/Gazeta Olle/

Atletika thyen sërish barrierat – Gresa Bakraqi përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror në Beograd

Cana: Kemi stadium të mrekulleshëm, nder për ne organizimi i finales së Conference League