Një tjetër lajm ekskluziv i gazetës për merkaton e Dinamos ishte ai i afrimit të brazilianit Denison Silva. Një mesfushor me tipare sulmuese, për të cilin trajneri Shkëmbi e ka shprehur më parë se ka nevojë, por kjo pistë është komplikuar jo pak tashmë.
Lojtari që u stërvit me blutë deri të shtunën, tashmë është larguar në Kosovë dhe shkak për këtë është bërë dokumentacioni. Denison është aktivizuar në vitin 2021 me Drenicën në Kosovë dhe në fillim ka thënë se e kishte zgjidhur çështjen e dokumentacionit me këtë klub, por nuk ka rezultuar kështu, ndaj dhe është detyruar që të largohet për momentin nga blutë.
Gjasat janë që drejtuesit e klubit kosovar të pengojnë brazilianin, edhe pse ky i fundit ka pretendime për disa rroga të pa marra dhe mund të dalë i lirë nëse e çon në gjyq Drenicën. Gjithsesi, mungesa e konfirmimit të kësaj lëvizjeje ka prishur jo pak planet e Dinamos, edhe pse kjo do të qartësohet në ditët në vijim.
Denisson rikthehet në Kosovë, që disa javë ka stërvitur me skuadrën e madhe shqiptare Blutë kanë edhe një plan B, pasi po shohin mundësi të tjera nëse mund të afrojnë një lojtar të kësaj natyre në merkaton e janarit.