Dënimi zyrtar i Ibrahimoviqit

UEFA pezulloi me një ndeshje Zlatan Ibrahimoviqin, për kartonin e tij të kuq të marrë në ndeshjen e 1/8 kundër Chelseat. Sulmuesi suedez do të humbasë në këtë mënyrë ndeshjen e parë cerekfinale të ekipit francez në Uefa Champions League, pasi u ndëshkua nga kryesori Bjorn Kuipers, për një faull në dëm të Oscar. Edhe pse pamjet televizive treguan se Ibrahimoviq, u përpoq të evitonte faullin dhe ishte Oscar ai që ndërhyri ashpër sërish Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, vendosi që lojtari të pezullohet për një ndeshje.

Pas sfidës, futbollisti suedez i akuzoi lojtarët e Chelseat që u sollën si fëmijë. Por Ibrahimovic nuk ishte i vetmi lojtar i pezulluar nga PSG, pasi dhe Serge Aurier u ndëshkua gjithashtu me 3 ndeshje, për shkak se futbollisti nga Bregu i Fildishtë fyeu kryesorin në rrjetet sociale pas përfundimit të takimit. Futbollisti kërkoi ndjesë në rrjetet sociale por kjo nuk e shpëtoi nga pezullimi.