Mancini vendos dënim të çuditshëm për lojtarët

Barazimi i Interit me Parmën në San Siro, ka nervozuar shumë trajnerin Roberto Mancini.

Trajneri italian ka vendosur t’iu anulojë ditën e pushimit lojtarëve, të paraparë për nesër, ku festohen Pashkët.

Mancini para gazetarëve menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka thënë se lojtarët pushuan mjaft kundër Parmës, dhe se nesër do të kenë stërvitje.

Interi luajti 1:1 me Parmën, skuadër që tani veç është përshëndetur nga Serie A./Indeksonline/