Dënim të madh për Boca Juniorsin

Boca Juniors janë përjashtuar nga Kupa Libertadores, e njohur si Liga e Kmapionëve në Evropë.

Kjo nodhi pas ndeshje derbi ndërjet Boca Juniors dhe River Plate përfundoi në dhunë, ku disa lojtarë mysafirë pësuan edhe dëmtime.

CONMEBOL  e ka dënuar Boca Juniorsin me 200.000 dollar gjobë dhe të luajnë katër ndeshjeve larg shtëpisë së saj dhe katër ndeshje pa tifozë me dyer të mbyllura.

Rivler Plate janë tashmë çerekfinalist pasi ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar 3:0. Ata do të përballen me Cruzeiron e Brazilit.

Ndeshja u pezullua në pjesën e parë, pasi një numër i lojtarëve të River Plate me t ëdalë nga tuneli i improvizuar, i projektuar për të mbrojtur lojtarët nga tifozët kundërshtare, u goditën me gjësende ndërsa disa u deshën të shkojnë dhe në spital.

Presidenti i Bocas, Daniel Angelici, i tha medias lokale se klubi do të apelojë këtë vendim, pasi skuadra e tij është bërë peng i dhunës.