Dënim shembullor, Bayerni nuk e fal Manen

Drejtuesit e Bayern Munchen kanë gjobitur Sadio Mane me 300 mijë euro për goditjen me grusht ndaj Leroy Sane.

Dy sulmuesit e Thomas Tuchel, debatuan gjatë minutave të fundit të duelit ndaj Manchester City në Champions League.

“Shkër**atë e zezë”, iu drejtua lojtari i kombëtares gjermane senegalezit dhe ky i fundit shpërtheu në dhomat e zhveshjes duke e goditur.

Mes lojtarëve u rikthye paqja, të dy kërkuan ndjesë për fjalët dhe veprimet e tyre. Ndërkohë, drejtuesit bavarezë kanë gjobitur Mane.

Jo vetëm kaq, sulmuesi i ardhur nga Liverpooli në merkaton verore është përjashtuar nga ndeshja e së mërkurës ndaj Manchester City.

Bavarezët do të tentojnë përmbysjen e humbjes 3-0 në çerekfinalen e parë të luajtur në “Etihad Stadium”.

Këta ishin përfaqësuesit nga UEFA dhe FIFA që u takuan me drejtuesit e FFK-së

Xhaka vazhdon të besoj te titulli: Gjithçka është në dorën tonë