Dënim i përjetshëm nga futbolli

Ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, Chuck Blazer përjetë nuk do të ketë të drejtë të jetë i angazhuar në çfarëdo aktiviteti të futbollit.

Ish anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, Chuck Blazer është dënuar përjetë nga të gjitha aktivitetet e futbollit.

FIFA, nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar se ish sekretari i përgjithshëm i CONCACAF-it, i shndërruar në dëshmitar të FBI-së dhe Internal Revenue Service në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pranoi akuzat për ryshfet, do të jetë i dënuar përjetë nga çfarëdo forme të përfshirjes në sport.

Dënimi vjen pas skandalit më të ri që ka kapluar FIFA-n.