Dëmtohet ylli i Gjermanisë, mungon në ndeshjen ndaj Japonisë

Gjermania po përgatitet për duelin hapës të Botërorit kundër Japonisë dhe trajneri Hansi Flick ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes.

Në seancën e paradites nuk ka marrë pjesë ylli i sulmit, Leroy Sane.

Anësori i Bayern Munich ka një dëmtim në gju dhe kjo është njoftuar nga Federata Gjermane e Futbollit, që nuk zbulon më shumë detaje.

Ajo që dihet për momentin është se Sane nuk mund të luajë ndaj Japonisë.

Gjermania është pjesë e grupit E në “Katar 2022”, ku do të garojnë edhe me Spanjën dhe Kosta Rikën, veç Japonisë.

Danimarka – Tunizia, formacionet zyrtare

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Danimarkë – Tunizi