Dëmtohet stadiumi “Fadil Vokrri”, ja fotografitë e fundit nga aty

Stadiumi i vetëm në Kosovë që i plotëson kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s ka filluar të dëmtohet.

Në pamjet shihet një pjesë e stadiumit ku është dëmtuar nga punimet e dobëta. Në këtë pjesë shihet se si është çarë dhe ka filluar t’i bije betoni.

Kujtojmë që është afruar ndeshja kundër Kombëtares së Suedisë në fazën kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’. Ky takim luhet më 28 mars.