Dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares dhe humb duelet e rëndësishme të shtatorit

Kombëtarja shqiptare ka marr një lajm të keq para përballjeve të shtatorit.

Edi Reja nuk do ta ketë në dispozicion për ndeshjet e shtatorit, futbollistin Ermir Lenjani, i cili është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohore nga 4 deri në 6 javë, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësi do të humbasë ndeshjet e Kombëtares në muajin shtator, më saktësisht duelin e 2 shtatorit në transfertë ndaj Polonisë dhe të 5 shtatorit në stadiumin “AIR Albania” kundër Hungarisë, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Lenjani ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe kyçin e këmbës gjatë ndeshjes ndaj Lozanës.

Këtë lajm e ka bërë publike skuadra e tij, Grasshopers duke i uruar shërim të shpejtë mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. /Gazeta Olle/

Ndahen përfundimisht Oriola dhe Erosi? Futbollisti e ‘thumbon’ publikisht

Formacionet zyrtare: Bodo/Glimt – Prishtina, kampionët e Kosovës të gatshëm për ta shkruar historinë