Dëmtohet dhe lë në mes ndeshjen e Granadës, Uzuni “tremb” Sylvinhon në prag të Çekisë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u dëmtua në ndeshjen Granada-Betis, që po luhet në këto momente dhe u detyrua që të ndërpresë ndeshjen.

Uzuni u dëmtua në minutën e 37’, megjithatë sulmuesi “kuqezi” nuk mundi të vazhdojë më ndeshjen dhe në minutën e 39’ la fushën e lojës.

Ende nuk dihet se sa i rëndë mund të jetë dëmtimi i shqiptarit, por një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për trajnerin Sylvinho, duke ditur që me 12 tetor Kombëtarja do të përballet me Republikën Çeke në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024.

Barcelona njofton fitime mbi 300 milionë euro për sezonin 2022/2023

Gola e asistime me Rapidin, dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit