“Dëmtim i çuditshëm”, Aguirre jep lajmin e keq për Vedat Muriqin

Është pa dyshim një lajm që askush priste ta dëgjonte te Mallorca në fillim të këtij viti. Vetë trajneri Javier Aguirre e bëri të ditur këtë pasdite në një konferencë për shtypin para udhëtimit për në “Santiago Bernabeu”: Vedat Muriqi, i lënduar më 12 nëntor teksa luante me Kosovën, do të qëndrojë jashtë edhe për një muaj tjetër.

Ishte planifikuar që golashënuesi më i mirë i ishullorëve të rikthehej më 13 janar, kundër një rivali të drejtpërdrejtë për qëndrimin në La Liga, siç është Celta, por trajneri meksikan ka qenë i qartë.

“Doktori mund t’ju japë përgjigjen më të mirë, por nuk mendoj se ai mund të luajë në janar, sepse ne kemi qenë konservatorë me të dhe mendoj se është më e mira. Është një dëmtim i çuditshëm. Vedati nuk është rikuperuar shpejt apo ngadalë, por dyshoj se mund ta shohim në këtë muaj janar”, tha trajneri.

Me humbjen e sulmuesit kosovar, Cyle Larin dhe Abdón Prats kanë edhe një muaj kohë për t’i bërë tifozët të harrojnë “Piratin”, i cili mungon në fushën e blertë. Një tjetër “përfitues” i madh mund të jetë senegalezi Amath Ndiaye, i cila, pavarësisht thashethemeve, synon të vazhdojë në Ishull.

Nga transferimi i madh te debutimi dhe goli me Kombëtaren – viti i Mirlind Dakut, djaloshi nga qyteti i Agim Ramadanit që bëri jehonë me tatuazhin e Katanas

Shtëpia e Edon Zhegrovës plaçkitet nga hajdutët