Dembele ndërron mendje, gati rinovimi me Barcelonën

Rinovimi i kontratës së sulmuesit francez, Ousmane Dembélé, me Barcelonën, është më pranë se kurrë. Palët nuk lëvizën nga pozicionet e tyre prej shumë muajsh (që nga fundi i vitit të kaluar), por tashmë dallimet mes ofertës dhe kërkesës janë minimale. Orët e ardhshme pritet dakordimi edhe për detajet më të vogla para se të njoftohet zyrtarizimi i marrëveshjes së re.

Klubi kërkon të zgjidhë situatën sa më shpejt që të jetë e mundur për ta vënë lojtarin në dispozicion të Xavit që në ditën e parë të përgatitjeve parasezonale.

Ndërkohë, afrimet e reja, Kessié dhe Christensen, do të prezantohen nga Barça javën e ardhshme. Njoftimi zyrtar pritet mes të dielës dhe së hënës. Dy lojtarët përfunduan kontratat e tyre më 30 qershor dhe refuzuan të rinovojnë për Milanin dhe Chelsea-n, përkatësisht.

“Do të prezantojmë Kessién të mërkurën dhe Christensen të enjten”, – siguroi presidenti i Barçës gjatë një eventi.

Pas polemikave, Erkand Qerimaj merr medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes

Tjetër goditje nga Shkëndija, transferon mbrojtësi çek