Dembele: Messi e meriton Kupën e Botës, por…

Finalja e Kupës së Botës Katar 2022 po afrohet dhe, ashtu si Argjentina, Franca është e sigurt se do të jetë kampione dhe do të qendisë yllin e dytë në vetëm katër vjet e gjysmë.

E vetmja frikë e madhe e “gjelave” është Lionel Messi, i cili mori edhe vlerësime nga Ousmane Dembele gjatë konferencë për shtyp.

“Messi meriton një Botëror. Ata janë duke luajtur një kampionat shumë të mië dhe është trofeu që u mungon, por edhe Franca e meriton atë.

Kam ndarë katër vite të bukura me të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë kam thënë se ishte ai që më bëri ta dua Barcelonën së bashku me Iniestën. Jam shumë i lumtur që e kam pasur si shok skuadre. Ai është shumë i thjeshtë, I qetë dhe një futbollist i vështirë për t’u ndalur.

Kur mbërrita isha shumë i vogël, më pëlqente gjithmonë të dribloja dhe ai më tha të mos e bëja gjithmonë.

Ne do bëjmë gjithçka që ai të prekë sa më pak topa dhe të mos jetë vendimtar. Loja e mirë e Messit gjithashtu ka të bëjë shumë edhe me atë që bën Julian Alvarez, sepse vendosja dhe loja e tij i japin hapësira”, është shprehur sulmuesi francez, Dembele.

SHGSK ngushëllon familjen dhe komunitetin e gazetarëve sportivë pas vdekjes së Milaim Krasniqit

FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të komentatorit e gazetarit sportiv, Milaim Krasniqi