Demaj vazhdon me formën e lartë në ekip

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka shkëlqyer me pesë gola për skuadrën daneze, Ringkobing.

Ekipi i Demaj, Ringkobingu, ka udhëhequr ndeshjen ndaj Sonderjyskes ku në fund rezultati ishte baras 27:27. Në sekondën e fundit, Demaj kaloi bukur një kundërshtare dhe u faulua rëndë, mirëpo nuk arriti ta kalojë “murin e gjallë”  dhe nuk konkretizoi goditjen e fundit.
Gjithsesi forma e saj është lajm i mirë për Kosovën në prag të ndeshjeve me Danimarkën që zhvillohen javën e ardhshme.
Ndeshje pozitive të mërkurën kishin edhe Marigona Hajdari e cila shënoi dy gola kurse Arlinda Hajdari shtoi një gol e dy asistime, ndonëse skuadrat e tyre pësuan.

Sulmuesit në Banjskë “nderohen” në Ligën e Kampionëve

Islam Rrustemi ftohet në prova nga Dinamo Zagreb