Kosova do luaj ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë me 5 qershor në Oslo, duke qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme që nga ardhja e Fodas.
Kjo ndeshje do shërbej për të parë forcën e dardanëve, pak para fillimit të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta OLLE.
Njëri nga lojtarët e ftuar nga Superliga e Kosovës, është Lumbardh Dellova, i cili për FFK-në tregon se sa është i motivuar për këtë ndeshje.
“Pas shpalljes kampion me Ballkanin jam shumë i motivuar dhe i fokusuar që të jap më të mirën për Kombëtaren, stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë dhe pse jo të arrijmë një rezultat të mirë” theksoi Dellova
Mbrojtësi tregoi se Haaland është pika kryesore e Norvegjisë.
“Duhet të japim më të mirën që të ndalojmë pikat më të forta që i ka Norvegjia, siç është Haaland dhe të dalim me rezultat pozitiv” – vazhdoi Dellova.