Delegohen gjytarët për xhiron e 16-të në Ligën e Parë, zhvillohen ndeshje tejet interesante

Java e 16-të e Ligës së Parë të Kosovës në futboll ka filluar sot (e premte), ku janë zhvilluar dy takime.

Në Grupin A, Trepça ’89 ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 2-0, teksa në Grupin B, Ramiz Sadiku është mposhtur 1-3 nga Flamurtari, shkruan Gazeta Olle.

Federata e Futbollit të Kosovë ka deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Parë.

Duel interesant në Grupin A pritet të zhvillohet të dielen në Korishë, ku A&N pret Trepçën. Gjyqtar kryesor i këtij takimi është Valon Abazi, me asistentët Visaj Kupina dhe Argjend Berisha.

Delegimet e plota të Grupit A në Ligën e Parë:

Në Grupin B, të shtunën zhvillohet ndeshje interesante ndërmjet Fushë Kosovës dhe Arbërisë. Këtë përballje e drejton Qëndrim Vata, me asistentët Zgjim Rahimi dhe Faton Jakupi.

Delegimet e plota të Grupit B në Ligën e Parë:

/Gazeta Olle/

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 22-të në Superligë, ja kush e drejton derbin Drita – Ballkani

Luajti me dorë jashtë zonës së rreptësisë, ky është dënimi për Enea Koliçin