Delegohen gjyqtarët për xhiron më të rëndësishme në Albi Mall Superligë

Xhiro e 34-të në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë e zjarrtë.

Padyshim që vëmendja më e madhe është në duelin Gjilani – Drita, apo siç njihet ndryshe si derbi i Anamoravës.

FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët për këtë xhiro dhe Gramos Shala do ta ndajë drejtësinë në derbi me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.

Sfidë shumë interesante është edhe Ferizaj – Trepça ’89, ku drejtësinë do ta ndajë Visar Kastrati.

Në duelin Malisheva – Prishtina drejtësinë e ndan Genc Nuza, derisa Burim Jahmurataj në sfidën Ballkani – Llapi.

Dardan Çaka është deleguar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen që do të zhvillohet në Skenderaj mes Drenicës tanimë të rënë dhe Dukagjinit. /Gazeta Olle/ 

 

Zbulohet rroga e Rrahmanit me kontratën e re

Henry propozon pesë rregullat e reja për të ndryshuar futbollin