Delegohen gjyqtarët për xhiron e fundit në Albi Mall Superligë

Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në Mitrovicë ku përballet Trepça ’89 – Prishtina dhe në Ferizaj në duelin Ferizaj – Dukagjini.

Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në duelin Trepça ’89 – Prishtina, derisa Mervan Bejtullahu në duelin Ferizaj – Dukagjini.

Drita që dështoi për ta fituar titullin do të përballet me Drenicën në udhëtim, derisa Ballkani duelin me Gjilanin e zhvillon para adhuruesve të vet.

Sfida tjetër është ajo mes Malishevës dhe Llapit ku të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00. /Gazeta Olle/

Ishte sezon i dështuar, Bayerni shkarkon drejtuesit Salihamidzic dhe Kahn

Roma pëson humbje nga Fiorentina