Në ambientet e Federatës së Futbollit te Kosovës (FFK) është hedhur sot (e enjte) shorti për delegimin e gjyqtarëve për xhiron e dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ka vazhduar që gjyqtarët të delegohen me short, ku pas javës së parë janë përzgjedhur edhe për javën e dytë.
Gjyqtari Dardan Çaka është zgjedhur ta drejtoj derbin e javës mes Gjilanit dhe Prishtinës, ndërsa Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Llapi – Dukagjini.
Ndeshja mes Malishevës dhe Fushë Kosovës do të gjykohet nga Vigan Ibërdemaj, takimi mes Lirisë dhe Dritës nga Alban Shala, teksa ndeshjen Ballkani me Feronikeli ’74 do ta gjykojë Burim Jahmurataj.
Më poshtë delegimi i gjyqtarëve për xhiron e dytë:
E shtunë 17:00 | Malisheva – Fushë Kosova, gjyqtar kryesor: (Vigan Ibërdemaj), asistentët (Fatlum Jashari, Enis Bejtuallahu), gjyqtari i katërt (Ilir Mehmeti), VAR (Valon Bajgora), A-VAR (Alban Ejupi)
E shtunë, 17:00 | Liria – Drita, gjyqtar kryesor: (Alban Shala), asistentët (Arbnor Bullatovci, Gëzim Mehmeti), gjyqtari i katërt (Isak Ceroviku), VAR (Bardh Ajeti), A-VAR (Drilon Rexhepi)
E diel, 17:00 | Ballkani – Feronikeli 74’, gjyqtar kryesor: (Burim Jahmurataj), asistentët (Fatlum Berisha, Zgjim Rrahimi), gjyqtari i katërt (Egzon Dakaj), VAR (Visar Kastrati), A-VAR (Faton Jakupi).
E diel, 17:00 | Llapi – Dukagjini, gjyqtar kryesor: (Mervan Bejtullahu), asistentët (Fatmir Sekiraqa, Meriton Berisha), gjyqtari i katërt (Ardit Halilaj), VAR (Liridon Podvorica), A-VAR (Bajram Kabashi)
E hënë | Gjilani – Prishtina, gjyqtari kryesor (Dardan Çaka), asistentët (Edmond Zeqiri, Kastriot Peci), gjyqtari i katërt (Erdall Zasella), VAR (Genc Nuza), A-VAR (Bujar Selimaj)