Delegohen gjyqtarët për xhiron e 29-të në Albi Mall Superligë

Java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante

Lideri aktual, Drita ka udhëtim të vështirë në Klinë ku do të ballafaqohet me Dukagjinin dhe fitorja për skuadrën gjilanase është obligative për ta rujatur pozitën e parë. Ndarja e drejëtsisë në këtë ndeshje i është besuar Alban Shalës.

Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Trepçës ’89 e Llapit. Skuadra vendase po luftonë për mbijetesë ndërsa Llapi për një pozitë në Evropë dhe pikët janë shumë të nevojshme për të dyja skuadrat. Kjo ndeshje i është bësuar gjyqtarit Genc Nuza.

Paksa më lehtë pritet ta ketë Ballkani që në Skenderaj luan me Drenicën, skuadër kjo që po kalon kohë shumë të vështirë. Drejtësinë këtu e ndanë Dardan Çaka.

Më poshtë gjeni orarin dhe komplet gjyqtarët e deleguar për këtë javë.

I ‘çmenduri’ Haaland, ka shënuar më shumë se Chelsea dhe shtatë skuadra tjera të Premier Leagues

Klubet takohen me ministrin Çeku në ambientet e FFK-së