Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i gjykojnë ndeshjet e javës së 14-të, shkruan Gazeta Olle.
Ndeshja hapëse e kësaj jave zhvillohet të premten mes Prishtinës dhe Dukagjinit.
‘Bilbili’ kryesor për këtë takim i është besuar gjyqtarit Valbon Hoxha me asistentët Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi, Lirim Jashari dhe në dhomën e VAR-it do jetë Shpëtim Murtezi.
Ndeshjen kryesore mes Llapit dhe Ballkanit do e gjykoj gjyqtari gjilanas Mervan Bejtullahu me asistentët Lumturije Muhadri, Besnik Morina, Erdall Zasella dhe në dhomën e VAR-it do jetë Dardan Caka.
Duel interesant pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, aty ku të dielen Drita e pret Drenicën. Gjyqtari kryesor për këtë ndeshje do të jetë Bardh Ajeti, me asistentët Alban Ejupi, Arbnor Bullatovci dhe Isak Ceroviku, ndërsa në VAR do të jetë Visar Kastrati.
Këto janë delegimet e plota:
/Gazeta Olle/