Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të, Dardan Çaka në ndeshjen kryesore

Xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë do të zhvillohet në fundjavë me dy ndeshje që janë në program ditën e shtunë dhe tre të tjera të dielën.

FFK tanimë ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë xhiro, ku Bardh Ajeti do ta gjykoj sfidën Prishtina – Gjilani ditën e shtunë.

Fushë Kosova pret Malishevën në Lipjan, derisa kjo ndeshje do të gjykohet nga Vigan Iberdemaj.

Dukagjini – Llapi është kryendeshja e kësaj jave ku drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani luan në udhëtim te Feronikeli derisa gjyqtar kryesor është Ilir Mehmeti.

Drita para tifozëve të vet pret Lirinë në një sfidë që do të gjykohet nga Alban Shala. /Gazeta Olle/

Emmanuel Egbo zyrtarizohet si trajner i Prishtinës

Barcelona nxjerr në shitje pjesë të ndryshme nga Camp Nou