Në mesjavë do të zhvillohet edhe xhiroja e tretë e Ligës së Parë në Grupin A dhe B, ku tani janë deleguar edhe gjyqtarët.
Në Grupin A do të zhvillohen disa ndeshje interesante ku në derbin lokal A&N – Liria, ndarja e drejtësisë i është besuar Përparim Jakupit i ndihmuar nga asistentët Arsim Sadiku dhe Visar Hyseni.
Kurse të ndeshja Trepça – Vëllaznimi, gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Qëndrim Vata i ndihmuar nga asistentët Arton Latifi dhe Visar Kupina.
Ndërsa në Grupin B njëra nga ndeshjet me interesante pritet të jetë ajo në mes Fushë Kosovës dhe Ferizajit e cila do të gjykohet nga Dylot Brahimi i ndihmuar nga asistentët Fisnik Rama dhe Kastriot Peci.
Ndërkaq në takimin Flamurtari – Vitia, gjyqtari kryesor është Egzon Dakaj me asistentët Visar Kelmendi dhe Arnold Bacaj.