Delegohen gjyqtarët për javën e 33-të të Superligës, ja kush e drejton derbin lokal Gjilani – Drita

Superliga e Kosovës vazhdon në mesjavë me xhiron e 33-të, ku do të kemi përballje interesante.

Tashmë janë zyrtarizuar edhe delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e kësaj jave, shkruan Gazeta Olle.

Bilbili për ndeshjen kryesore ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i është besuar gjyqtarit Shpëtim Murtezi, me asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani. Ndërsa gjyqtari i katërt i këtij takimi do të jetë Valbon Hoxha.

Ndërsa në ndeshjen që do të luftohet për mbijtesë në elitë ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89, gjyqtar është caktuar Dardan Çaka, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse i katërti do të jetë Alban Shala.

Me poshtë delegimet e gjyqtarëve për javën e 33-të: