Delegohen gjyqtarët për javën e 12-të, Mervan Bejtuallahu gjykon në derbi

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e javës së 12-të.

Kryendeshja e xhiros do të zhvillohet ndërmjet Ballkanit dhe Dritës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në këtë takim, ndërkaq do të ndihmohet edhe nga dyshja Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani.

Takim tjetër interesant do të zhvillohet edhe ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës. Erdall Zasella do ta thotë fjalën kryesore në këtë përballje. Ai do të ndihmohet edhe nga Edmond Zeqiri e Faton Jakupi.

Orari, çiftet e plota dhe delegimi i gjyqtarëve:

E mërkurë:

Gjilani – Feronikeli ’74 (Isak Cervaniku, Besnik Morina, Meriton Berisha)

Malisheva – Prishtina (Erdall Zasella, Edmond Zeqiri, Faton Jakupi)

Ballkani – Drita (Mervan Bejtullahu, Fatlum Berisha, Hekuran Osmani)

E enjte:

Llapi – Fushë Kosova (Mentor Ajeti, Bujar Selimaj, Bashkim Hyseni)

Liria – Dukagjini (Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci, Enis Bejtullahu).

Qatip Osmani merr drejtimin e Vllaznisë së Shkodrës

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, optimizëm për fitore