Delegohen gjyqtarët për gjysmëfinalet e Kupës, ja kush e ndanë drejtësinë në përballjen kryesore

FFK-ja ka deleguar gjyqtarët për dy ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Bilbili kryesor për takimin në mes Prishtinë dhe Llapit, drejtësia i është besuar gjyqtarit Shpëtim Murtezit me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Selim Isufi.

Kurse në ndeshjen Istogu – Dukagjini, drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina. Ndërkaq arbitri i katërt në këtë ndeshje do të jetë Besfort Kosumi

Të dy ndeshjet do të zhvillohen të mërkuren (7 prill) nga ora 15:00. Ndërsa ndeshjet e dyta me 21 prill.