Delegohen gjyqtarët për dy grupet e Ligës së Parë

Liga e Parë në futbollin kosovar sezonin pranveror do të nisë këtë fundjavë me ndeshjet e saj tepër interesante në kuadër të javës së 15-të.

Në kuadër te ‘Grupit A’ spikasin dy ndeshje mjaftë interesante ku do të përballen Dukagjini me Lirinë dhe derbi lokal mes Oxix Banja – Istogu.

Ndërsa, në ‘Grupin B’ zhvillohen dy derbi lokal, 2 Korriku ballafaqohet me Flamurtarin dhe Vitia do të sfidohet nga Vllaznia e Pozheranit.

Ndërkohë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për xhiron e 15-të të Ligës së Parë.

Në ndeshjen Dukagjini – Liria, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari i njohur kosovar, Tefik Maloku me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Kurse, në ndeshjen tjetër interesante mes 2 Korrikut dhe Flamurtarit, “bilbili” kryesor i është besuar Fatmir Tahirit me asistentët Fisnik Rama dhe Kastriot Peci. /Gazeta Olle/

Grupi A

Grupi B