Delegohen gjyqtarët e xhiros së gjashtë në Ligën e Parë

Në fundjavë zhvillohet xhiro e gjashtë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll. 

Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave, shkruan Gazeta Olle.

Dueli kryesor në Grupin A zhvillohet të dielën, ku Phoenix dhe Rahoveci luajnë për pozitën e parë në tabelë.

Këtë ndeshje do ta drejtojë gjyqtari Ardit Halilaj, me asistentët Albion Hyseni dhe Andi Krasniqi.

Delegimet e plota në Grupin A:

Edhe në Grupin B do të zhvillohen ndeshje mjaft interesante.

Ulpiana si lidere e grupit, të dielën udhëton në Prishtinë ku e pret një përballje aspak e lehtë ndaj Flamurtarit.

Flamur Nagavci është caktuar gjyqtar kryesor në këtë ndeshje, me asistentët Lekë Saraqini dhe Besart Osmani.

Delegimet e plota në Grupin B:

 

/Gazeta Olle/

Anglia nuk njeh krizë, zbulohen përfitimet e klubeve për sezonin e kaluar

Risi në Be-Fit, tani me një instruktore më shumë në qendrën më të madhe të fitnesit në Gjilan