Delegohen gjyqtarët e xhiros së 35-të në Superligë, ja kush i drejton duelet kryesore

Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja e javës zhvillohet në Prishtinë ku takohen Prishtina e Drita.

Kjo ndeshje peshë ka vetëm për skuadrën bardhekaltër që po luftojnë për t’i ikur barazhit.

Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit Mentor Ajetit, me asistentët, Altin Zhegrova dhe Drilon Rexhepi. Në VAR do të jetë Dardan Caka.

Edhe përballja ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës pritet të jetë mjaft interesante.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza i asistuar nga Fatmir Sekiraqa, Besnik Morina adhe Eridon Podvorica, në VAR do të jetë Besfort Kasumi.

Delegimet e plota të gjyqtarëve. /Gazeta Olle/

Kush janë dhe nga vijnë lojtarët e Bad News Eagles që po bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët anembanë

Talenti i 2 Korrikut bëhet pjesë e skuadrës së madhe gjermane