Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me xhiron e 34-të.
Tashmë vëmendja kryesore është tek lufta për mbijetesë dhe tek skuadrat që do t’i ikin barazhit, shkruan Gazeta Olle.
Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave.
Dueli direkt i dy skuadrave të cilat kërkojnë ikjen nga barazhi zhvillohet ndërmjet Malishevës dhe Drenicës.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje është caktuar Besfort Kasumi, me asistentët Edmond Zeqiri dhe Abnor Bullatovci. Në VAR do të jetë Visar Kastrati.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave zhvillohen të dielën me fillim nga ora 15:00.
Delegimet e plota të gjyqtarëve. /Gazeta Olle/