Delegohen gjyqtarët e xhiros së 30-të të Superligës, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

BKT Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 30-të që janë në program për tu zhvilluar.

Tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë e dy të tjera janë në program për të dielën.

Tanimë janë deleguar edhe gjyqtarët e kësaj xhiro, ku Genc Nuza do ta gjykojë kryendeshjen e javës mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Drita pret Malishevën në Gjilan ku ky takim drejtohet nga Besfort Kasumi, derisa lideri Ballkani luan në udhëtim te Ulpiana e Llapi përballet me Feronikelin në Drenas po të shtunën.

Takimi tjetër i ditës së diel zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Drenicës. /Telegrafi/

Revolucioni infrastrukturor, katër stadiume të reja moderne brenda tetë viteve në Shqipëri

Delegimet e gjyqtarëve për xhiron e 24-të në Ligën e Parë, zhvillohen ndeshje të rëndësishme