Delegohen gjyqtarët e xhiros së 27-të në elitën e futbollit kosovar

Janë deleguar gjyqtarët e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar ditën e shtunë dhe tre të tjera të dielën.

FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët, ku Vigan Ibërdemaj gjykon në derbin më interesant të javës mes Malishevës dhe Dritës.

Lirim Jashari do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Duelin e së dielës mes Llapit dhe Lirisë do ta gjykojë Bardh Ajeti, ndërsa te ndeshja tjetër Gjilani – Dukagjini fjalën e fundit e thotë Valon Bajgora.

Drejtësin do ta ndajë edhe Visar Kastrati në përballjen mes Feronikelit ’74 dhe Fushë Kosovës.

Florian Marku para përballjes me Kongon: Po harrojnë se jam ende i pamposhtur

Xhaka: Mezi pres të vesh fanellat e reja, duam një Evropian të suksesshëm këtë verë