Delegohen gjyqtarët e xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

Xhiro e 23-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen këtë fundjavë.

Në program janë tre ndeshje për tu zhvilluar ditën e shtunë dhe dy të tjera të dielën.

FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët ku Bardh Ajeti do ta gjykojë duelin mes Dukagjinit dhe Ballkanit.

Alban Shala e ndanë drejtësinë në sfidën Feronikeli ’74 – Llapi, ndërsa Genc Nuza në atë mes Fushë Kosovës dhe Dritës.

Derbin e së dielës në kryeqytet mes Prishtinës dhe Lirisë e gjykon Dardan Qaka, ndërsa në sfidën mes Gjilanit dhe Malishevës, gjyqtari kryesor është Isak Cerroviku.

/Gazeta Olle/

Malisheva zyrtarizon tre lojtarë

Hendboll, Kosova u18 mëson kundërshtarët në Kampionat Europian