Delegohen gjyqtarët e javës së gjashtë në BKT Superligë, ja kush e gjykon derbin Drita – Gjilani

Java e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës pritet të jetë mjaft e nxehtë.

Kjo javë është e rezervuar për derbin e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet ditën e diel, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e javës së gjashtë në Superligë.

E derbin e madh gjilanas do ta drejtojnë gjyqtarët nga ky qytet, ku kryesori i është besuar Shpëtim Murtezit me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.

Gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu, derisa në VAR janë Valbon Hoxha e Granit Hyseni.

Ndeshje tjetët itneresante do të zhvillohet edhe të shtunën, ku Llapi pret Drenicën, ku këtë takim e drejton Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

 

Sermaxhaj parashikon derbin e madh të Anamoravës, ka disa fjalë edhe për stadiumin e takimit

Caktohen gjyqtarët për javën e pestë të Ligës së Parë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore