Delegohen gjyqtarët e javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Xhiroja e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë, ku tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët me short.

Ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë gjyqtari kryesor Lirim Jashari, kurse atë mes Gjilanit e liderit Ballkani, Dardan Çaka.

Dueli tjetër interesant mes Dukagjinit dhe Dritës do të drejtohet nga Alban Shala.

Ndërkaq, të shtunën duelin mes Fushë Kosovës dhe Lirisë do ta gjykojë Genc Nuza si kryesor, e ballafaqimin mes Feronikelit ’74 me Malishevën e gjykon Mervan Bejtullahu.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës do të nisin në orën 15:00. /Gazeta Olle/

Për herë të parë në historinë e Serie A, ndeshja Inter-Torino gjykohet nga arbritre femra

Betim Fazliji pret me padurim të rikthehet në fushë