Delegohen gjyqtarët e javës së 26-të në Ligën e Parë, ja nga kush drejtohen duelet kryesore

Në vikend zhvillohen ndeshjet e xhiros së 26-të të Ligës së Parë.

Janë deleguar gjyqtarët për duelet e Grupit A dhe B.

Vëmendja kryesore në Grupin A pritet të jetë në mes Malishevës dhe Trepçës, drejtësia në këtë përballje i është besuar Mentor Ajetit me asistentët e tij Drilon Rexhepit dhe Altin Zhegrova.

Kurse në përballjen Dukagjini – Drenasi, gjyqtari kryesore do të jetë Valon Bajgora me asistentët Bekim Rama dhe Bunjanin Raqi.

Ndërsa në Grupin B vëmendja do të jetë pikërisht në sfidën Ulpiana dhe Kika, e ku drejtësinë e ndeshjes do ta ndajë Erdall Zasella me asistentët Fatmir Abrashi dhe Safet Berisha.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në mes Flamurtarit dhe KEK-ut. Bilbilin kryesor do ta ketë Fatmir Tahiri, i ndihmuar nga Gzim Mehmeti dhe Argjend Bardhi.