Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Ligën e Parë

Duele interesante zhvillohen në fundjavë, të vlefshme për xhiron e 11-të në Ligën e Parë. 

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave, shkruan Gazeta Olle.

Në Grupin A, ndeshja kryesore zhvillohet të shtunën në stadiumin “Demush Mavraj”, aty ku Rahoveci e pret Istogun.

Gjyqtar kryesor për këtë duel është caktuar Tefik Maloku, me asistentët Ramadan Bekteshi dhe Muharrem Hamiti.

Delegimet e plota të gjyqtarëve në Grupin A:

Në Grupin B, spikat ndeshja Kika -Fushë Kosova, e cila zhvillohet të dielën.

Gjyqtar kryesor në këtë përballje është caktuar Ardit Halilaj, me asistentët Farim Jakupi dhe Hasan Llallo.

Delegimet e plota të gjyqtarëve në Grupin B:

/Gazeta Olle/

 

 

 

Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinale, stoliset me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Pas largimit të turpshëm që i bëri futbollistit që ishte me kancer, klubi turk dënohet rëndë nga FIFA