Një lajm i mirë këtë javë erdhi nga UEFA, pasi për herë të parë një katërsheje të gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.
Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati. Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë kosovar që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s.
Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në Conference League, dëshmon punën e mirë që është bërë në futbollin tonë edhe në aspektin e ndarjes së drejtësisë.
Zgjedhje interesante nga UEFA për duelin historik ku debutojnë gjyqtarët kosovarë në Conference League, delegati i UEFA-s do të jetë serb, njofton Klankosova.tv.
Omonoia FC (CYP) – FC Kairat Almaty (KAZ) | Group H
Referee: Genc Nuza (KOS)
Assistant Referee 1: Fatlum Berisha (KOS)
Assistant Referee 2: Bujar Selimaj (KOS)
Fourth Official: Visar Kastrati (KOS)
UEFA Referee Observer: Kristinn Jakobsson (ISL)
UEFA Delegate: Igor Radojičić (SRB)./Klankosova.tv/