Delegacioni i Ballkanit viziton shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari, në kampusin universitar të Sivasit

Delegacioni i FC Ballkani-t së bashku me ekipin Sivasspor dhe zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Ankara, sot vizituan shtatorën e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, që gjindet në kampusin e Universitetit të Sivas-it.

Gjithashtu u nderuan edhe shtatoret e Kemajl Ataturk dhe poetit Asim Veysel.

“Tutje, delegacioni ynë u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Sivas-it, profesor Kadir Ozkösr i cili ekipit tonë i dëshiroj mirëseardhje duke ritheksuar edhe një herë që përtej futbollit, kjo është vizitë vëllazërore”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Kampionët e Kosovës zhvillojnë sot ndeshjen ndaj Sivassporit, e vlefshme për fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës.

Ky është dueli i tretë i Ballkanit në grupe dhe fillon nga ora 18:45. /Gazeta Olle/ 

Mashtrohet futbollisti prishtinas: Ia marrin mbi 100 mijë euro me premtimin se do ta dërgojnë në Ajax

Ky është futbollisti prishtinas që u mashtrua me dinakëri, ia kapën 100 mijë euro me premtimin se e çojnë në Ajax